Përdorimi i përditshëm – Инструкция по эксплуатации AEG S73600CSW0 RU

Страница 5

Advertising
background image

– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja

• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt

në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark

të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

PARALAJMËRIM

Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga

një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të

shmangur rreziqet.

1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një

prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.

3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik

goditjeje elektrike ose zjarri.

6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës

1)

për ndriçimin e

brendshëm.

• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo

mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Llambushkat

2)

në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për

përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për

ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm

• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet

në murin e pasmë.

3)

• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të

prodhuesit të ushqimit.

• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.

Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.

• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë

presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.

• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.

2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.

3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.

Të dhëna për sigurinë

5

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: