Kujdesi dhe pastrimi, Pastrimi periodik, Shkrirja e frigoriferit – Инструкция по эксплуатации AEG S73600CSW0 RU

Страница 16

Advertising
background image

KUJDESI DHE PASTRIMI

KUJDES

Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe

ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
• Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra

dhe nuk kanë papastërti.

• Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.

Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë

ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë

sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me

një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe

do të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë

lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e

kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.

Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.

Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori

ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse

të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe

avullon.

16

Kujdesi dhe pastrimi

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: