Këshilla për ngrirjen, Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira – Инструкция по эксплуатации AEG S73600CSW0 RU

Страница 15

Advertising
background image

Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që

ndodhet mbi sirtarin e perimeve.

Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.

Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen

në çdo raft.

Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.

Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të

mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të

jetë e mundur.

Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e

shisheve tek dera.

Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në

ftohës.

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa

këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e

vlerave;

• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj

periudhe;

• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të

plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;

• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë

hermetik;

• mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,

në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;

• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa

redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;

• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të

shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;

• është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të

pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
• të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë

sa më të shkurtër;

• të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më

shumë se ç'duhet;

• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

15

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: