Të dhëna për sigurinë, Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme, Siguria e përgjithshme – Инструкция по эксплуатации AEG S73600CSW0 RU

Страница 4

Advertising
background image

TË DHËNA PËR SIGURINË

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të

përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke

përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të

panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të

njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe

sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë

që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e

pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi

prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi

të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa

kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri

përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë

pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë

ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.

• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një

pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që

ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që

pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

KUJDES

Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.

• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në

këtë broshurë udhëzuese.

• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e

akullit.

• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për

sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.

• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz

natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i

ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut

ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:

4

Të dhëna për sigurinë

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: