Shkrirja e ngrirësit – Инструкция по эксплуатации AEG S73600CSW0 RU

Страница 17

Advertising
background image

Është e rëndësishme të pastroni periodikisht

vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në

mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të

parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi

ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është

dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e

kullimit.

Shkrirja e ngrirësit

Në raftet e ngrirësit dhe rreth dhomëzës së sipërme do të krijohet gjithmonë një sasi bryme.

Shkrijeni ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi rreth 3-5 mm.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një

vend të freskët

• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh. shtroja ose gazeta.

Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur

tasa me ujë të nxehtë (jo duke zier) brenda në

ngrirës.
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,

shtyjeni në vend sipas figurës dhe vendoseni në

fund të sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet

uji

• kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë.

Përdorni një kruajtëse druri ose plastike

• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe

thajeni ngrirësin dhe më pas vendoseni gypin e kullimit sërish në vend.

• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e ngrira.

Këshillohet ta përdorni pajisjen me termostatin në pozicionin më të lartë për disa orë,

në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur temperaturën e mjaftueshme të

ruajtjes.
Mos përdorni kurrë vegla të mprehta metalike për të kruajtur brymën nga avulluesi, pasi

mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjet artificial për të

përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e

temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes, mund të shkurtojë

jetëgjatësinë e tyre të ruajtjes.

Kujdesi dhe pastrimi

17

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: