5 njësia freshbox, 6 dynamicair, Kujdesi dhe pastrimi – Инструкция по эксплуатации AEG S72300DSX1
Страница 10: 1 pastrimi i brendësisë së pajisjes, 2 pastrimi periodik
Pas vendosjes së ushqimit
të freskët në pajisje ose pas
hapjes së vazhdueshme të
derës ose për një periudhë
të gjatë, është normale që
treguesi të mos shfaqë "OK";
prisni të paktën 12 orë
përpara se të rregulloni
sërish kontrolluesin e
temperaturës.
4.5 Njësia FreshBox
Sirtari brenda njësisë është i
përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve
të freskëta, si peshku, mishi dhe
produktet e detit, sepse temperatura këtu
është më e ulët sesa në pjesën tjetër të
frigoriferit.
KUJDES!
Përpara vendosjes ose
heqjes së njësisë FreshBox
në pajisje, hiqni sirtarin
MaxiBox dhe kapakun prej
xhami.
Njësia FreshBox është e pajisur me
shina. Kur e hiqni nga ndarja e frigoriferit,
tërhiqeni njësinë drejt jush dhe hiqni
koshin duke e anuar pjesën e përparme
të tij për nga poshtë.
4.6 DYNAMICAIR
Ndarja e frigoriferit ka një pajisje
automatike që mundëson ftohjen e
shpejtë të ushqimeve dhe një
temperaturë më të njëtrajtshme në
ndarje.
Kur është e nevojshme, mund ta ndizni
manualisht pajisjen (drejtojuni seksionit
"Funksioni DYNAMICAIR").
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
www.aeg.com
10