3 fikja, 4 ndezja e frigoriferit, 5 fikja e frigoriferit – Инструкция по эксплуатации AEG S72300DSX1
Страница 7: 6 rregullimi i temperaturës, 7 alarmi i temperaturës së lartë, 8 funksioni coolmatic, 9 funksioni frostmatic
3.3 Fikja
1. Shtypni NDEZUR/FIKUR për pak
sekonda.
Ekrani do të fiket.
2. Hiqeni spinën elektrike nga priza.
3.4 Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin, mjafton të
shtypni rregullatorin e temperaturës së
frigoriferit. Për ta ndezur frigoriferin në
një mënyrë tjetër:
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi OFF i frigoriferit pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi OFF i frigoriferit fiket.
Për të zgjedhur një
temperaturë tjetër, drejtojuni
seksionit "Rregullimi i
temperaturës".
3.5 Fikja e frigoriferit
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi OFF i frigoriferit dhe treguesi i
ndarjes së frigoriferit pulsojnë.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon vijëza të ndërprera.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit.
3.6 Rregullimi i temperaturës
Caktoni temperaturën e frigoriferit dhe të
ngrirësit duke shtypur butonat e
temperaturës.
Temperaturat e paracaktuara:
• +5°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e caktuar.
Temperatura e caktuar do të
ruhet edhe në rast
shkëputjeje të energjisë.
Temperatura e caktuar do të
arrihet brenda 24 orëve.
3.7 Alarmi i temperaturës së
lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
ngrirësit (për shembull, për shkak të një
shkëputje të mëparshme të energjisë)
tregohet nëpërmjet:
• pulsimit të alarmit dhe treguesve të
temperaturës së ngrirësit;
• sinjalizuesit akustik.
Shtypni një buton çfarëdo për të
rivendosur alarmin.
Sinjalizuesi akustik fiket.
Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda. Pastaj, ai
tregon sërish temperaturën e caktuar.
Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë
derisa të rikthehen kushtet normale.
3.8 Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull, pasi
keni bërë pazarin e ushqimeve,
sugjerojmë të aktivizoni
funksioninCOOLMATIC për t'i ftohur më
shpejt produktet dhe për të shmangur
ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi COOLMATIC pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni COOLMATIC
çaktivizohet automatikisht
pas 52 orësh.
Për ta çaktivizuar funksionin
përpara se të ndalojë
automatikisht, përsëritni
hapat derisa treguesi
COOLMATIC të fiket.
3.9 Funksioni FROSTMATIC
Funksioni FROSTMATIC përshpejton
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe në
të njëjtën kohë mbron artikujt ushqimorë
tashmë në ruajtje nga ngrohja e
padëshirueshme.
1. Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
SHQIP
7