3 shkrirja, 4 periudhat e mospërdorimit, Zgjidhja e problemeve – Инструкция по эксплуатации AEG S72300DSX1
Страница 11: 1 si të veprojmë nëse
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
Rafti i poshtëm që ndan dhomëzën e
ftohësit nga dhomëza mund të hiqet
vetëm për pastrim. Për ta hequr,
tërhiqeni raftin drejt.
Për të siguruar funksionim të
plotë të dhomëzës
FreshBox, pas pastrimit rafti
i poshtëm dhe pllakëzat
duhet të vendosen sërish në
pozicionet ku ndodheshin.
Pllakëzat mbi sirtarët në dhomëz mund
të hiqen për t'u pastruar.
5.3 Shkrirja
Pajisja nuk ka brymë. Kjo do të thotë se
gjatë procesit të punës nuk krijohet
brymë, as në muret e brendshme dhe as
mbi ushqime. Moskrijimi i brymës vjen si
rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të
ajrit të ftohtë brenda ndarjes, i cili
mundësohet nga një ventilator automatik.
Uji i shkrirjes shkarkohet nëpërmjet një
zgavre brenda një mbajtëseje të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku
dhe avullon.
5.4 Periudhat e
mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur, për
të shmangur formimin e aromave të
pakëndshme.
6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë.
Pajisja nuk është mbështe‐
tur mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja është
e qëndrueshme.
Aktivizohet alarmi zanor ose
vizual.
Pajisja është ndezur së fun‐
di ose temperatura është
ende shumë e lartë.
Drejtojuni seksionit "Alarmi i
derës së hapur" ose "Alarmi i
temperaturës së lartë".
SHQIP
11