9 shoppingmode, 10 modaliteti fastfreeze, 11 modaliteti drinkschill – Инструкция по эксплуатации Electrolux ENG2917AOW

Страница 7

Advertising
background image

gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen
aroma të këqija.

Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë
bosh kur funksioni i ditëve të
pushimit është i aktivizuar.

Për të aktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e vendosur.

Për të çaktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.

Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.

2.8 EcoMode për sirtarin e
frigoriferit dhe ngrirësit

Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode.
Për të aktivizuar funksionin:

1.

Zgjidhni sirtarin e frigoriferit/ngrirësit.

2.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e vendosur:
– për frigoriferin: +4°C
– për ngrirësin: -18°C

Për të çaktivizuar funksionin:

1.

Zgjidhni sirtarin e frigoriferit/ngrirësit.

2.

Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.

Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme.

2.9 ShoppingMode

Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e
ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni
ShoppingMode për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen
e ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.

ShoppingMode fiket automatikisht pas
rreth 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:

1.

Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.

Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.

2.10 Modaliteti FastFreeze

Për të aktivizuar funksionin:

1.

Zgjidhni sirtarin e ngrirësit.

2.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.

Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:

1.

Zgjidhni sirtarin e ngrirësit.

2.

Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.

Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme të ngrirësit.

2.11 Modaliteti DrinksChill

Modaliteti DrinksChill duhet të përdoret
për të vendosur një alarm akustik në
kohën e preferuar, i vlefshëm për
shembull kur një recetë kërkon që të ftoh
një përzierje për një periudhë të caktuar
ose kur nevojitet një kujtues për të mos
harruar shishet e vendosura në ngrirës për
ftohje të shpejtë.
Për të aktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin DrinkChill .
Treguesi DrinksChill shfaqet.
Kohëmatësi tregon vlerën e vendosur
(30 minuta).

2.

Shtypni butonin e uljes së
temperaturës dhe butonin e ngritjes
së temperaturës për ta ndryshuar
vlerën e cilësuar të Kohëmatësit në 1
deri 90 minuta.

3.

Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).

Në fund të numërimit së prapthi treguesi
DrinksChill pulson dhe dëgjohet një sinjal
akustik:

1.

Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e
ngrirësit.

SHQIP

7

Advertising