2 shkrirja e frigoriferit, 3 shkrirja e ngrirësit – Инструкция по эксплуатации Electrolux ENG2917AOW

Страница 13

Advertising
background image

5.2 Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.

5.3 Shkrirja e ngrirësit

Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.

Rreth 12 orë para shkrirjes,
vendoseni rregullatorin e
Temperaturës në përzgjedhjet më
të larta, në mënyrë që të formohet
një rezervë e mjaftueshme ftohjeje
për ndërprerjen e operacionit.

SHQIP

13

Advertising