Kujdesi dhe pastrimi, 1 procedura e larjes së shpërndarësit të ujit – Инструкция по эксплуатации Electrolux ENG2917AOW

Страница 12

Advertising
background image

• të siguroheni që ushqimet e ngrira që

keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;

• të siguroheni që ushqimet e ngrira të

transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;

• të mos e hapni shpesh derën e

frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;

• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet

shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;

• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të

përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

5. KUJDESI DHE PASTRIMI

KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbure
brenda njësisë ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.

5.1 Procedura e larjes së
shpërndarësit të ujit

Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• pastroni brendësinë dhe aksesorët me

ujë të vakët dhe me pak sapun.

• kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe

pastrojini ato për t’u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.

• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyllë për të
pastruar brendësinë e pajisjes,
pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një
erë të fortë.

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do
të kursejë konsumin e energjisë.

Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.

12 www.electrolux.com

Advertising