3 shkrirja e frigoriferit, 4 shkrirja e ngrirësit – Инструкция по эксплуатации Electrolux EN2900AOW

Страница 11

Advertising
background image

pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.

6.3 Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.

6.4 Shkrirja e ngrirësit

Një sasi e caktuar bryme do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe përreth
ndarjes së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 3-5 mm.

Rreth 12 orë para shkrirjes,
vendoseni rregullatorin e
Temperaturës në përzgjedhjet më
të larta, në mënyrë që të formohet
një rezervë e mjaftueshme ftohjeje
për ndërprerjen e punës.

Për të hequr brymën, ndiqni udhëzimet e
mëposhtme:

1.

Fikni pajisjen.

2.

Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.

KUJDES
Mos i prekni me duar të lagura
ushqimet e ngrira. Këto ushqime
mund t'ju ngrijnë duart.

3.

Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e
qendrës, duke vendosur një tas
poshtë për të mbledhur ujin e shkrirë.

Për të shpejtuar procesin e
shkrirjes, vendosni një tenxhere
me ujë të ngrohtë në dhomëzën e
ngrirësit. Përveç kësaj, hiqni
copëzat e akullit që shkëputen
përpara se të ketë përfunduar
shkrirja.

4.

Kur shkrirja të ketë përfunduar, thani
pjesën e brendshme mirë dhe
mbajeni kruajtësen për ta përdorur
sërish në të ardhmen.

5.

Ndizni pajisjen.

6.

Pas dy ose tre orësh, rivendosni
brenda në dhomëz ushqimet që
hoqët më parë.

Mos përdorni kurrë vegla të mprehta
metalike për të gërryer brymën nga
avulluesi, pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara
nga prodhuesi.
Rritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.

SHQIP

11

Advertising