Инструкция по эксплуатации Zanussi ZRG31SW1

Страница 299

Advertising
background image

Ju lutemi bëjeni të njëjtën përsëri për të futur raftin në lartësi të ndryshme

.

Ruajtja e mirëfilltë

1. Gjalpë dhe djathë
2. konservime
3. Lëngje
4. Djathë, fruta, dhe perime
5. Mish, sallame, prodhime të mishit dhe të
qumështit,
6. Ushqime të gatshme, pasta, të konservuara
7. Vendi për ushqim të ngrirë/ ngrirja e ushqimit


Këshillë:

Ushqimet në frigorifer duhet gjithmonë të jenë të mbuluara apo të
paketuara, për të parandaluar tharje dhe prishje të ushqimeve të tjera.
Të mëposhtmet janë të përshtatshme për paketim:
- Qese polietileni hermetik dhe mbështjellës;
- Enë plastike me kapak;
- Mbulesa speciale të plastikës me llastik;
- foli alumini

Ngrirja e ushqimit dhe ruajtja e ushqimit të ngrirë
Kabina për ngrirje shërben për ngrirjen dhe ruajtjen e ushqimit.
Me rëndësi!
Temperatura në kabinën për ngrirje duhet të jetë -12 C ose më e ulët
para ngrirjes së ushqimit apo për ruajtjen e ushqimit tashmë të ngrirë.
Mos bëni ngrirje të sasive të shumta përnjëherë (maksimum. 1 kg për
24 orë). Kualiteti i ushqimit më së miri ruhet kur ai është i ngrirë në
brendësi sa më shpejt të jetë e mundur.
Ushqimin e ngrohtë lëreni të ftohet para ngrirjes. Ngrohtësia do të
shkaktojë zmadhim të sasisë së akullit dhe harxhim të energjisë.
Ju lutem vini re sasitë maksimale për ruajte siç janë theksuar nga
prodhuesi. Ushqimet e shkrira të cilat nuk janë konsumuar (të
gatuara) në asnjë mënyrë të mos ngrihen përsëri.
Enët me gaze të djegshme apo lëngjet mund rrjedhin në temperatura
të ulëta. Ekziston rreziku për shpërthim!
Në kabinën për ngrirje mos vendosni enë me materiale të djegshme
të tilla si kanaçe me llak, apo mbushje për aparate kundër zjarrit.

299


Advertising