Largoni paketimin e transportit – Инструкция по эксплуатации Zanussi ZRG31SW1

Страница 293

Advertising
background image

Përdorimi ditor

Enët me gaze të djegshme apo lëngjet mund rrjedhin në temperatura
të ulëta. Ekziston rreziku i shpërthimit! Në frigorifer/ ftohës mos
vendosni enë me materiale të djegshme si kënaçe me llak, apo
mbushje për aparate kundër zjarrit.
Shishe dhe kënaçe nuk duhet të vendosen në kabinën për ngrirje. Ato
mund të plasin kur të ngrijë përmbajtja, pijet me përmbajte të lartë
gazimi mund edhe të eksplodojnë! Asnjëherë mos futni limonadë,
lëngje, birrë, venë, venë të gazuar e tjera, në kabinën për ngrirje.
Mos futni në gojë akullore apo copa akulli menjëherë pas largimit nga
kabina e ngrirjes. Akulli i ftohur shumë mund të ngrihet në buzë apo
gjuhë dhe të shkaktojë lëndim.
Mos prek ushqim të ngrirë me duar të lagura. Duart tuaja mund të
ngrijnë mbi ushqimin.
Mos operoni me asnjë pajisje elektrike në frigorifer / ose ftohës (p.sh.
makina elektrike për akullore, mikserë, etj).
Para pastrimit të pajisjes, gjithmonë fikni pajisjen dhe hiqeni nga
rryma, ose largoni siguresat e shtëpisë apo ndërprerësin elektrik
Kur ta hiqni pajisjen prej rrymës gjithmonë largojeni nga priza, mos e
tërhiqni kabllon.

Në rast të mosfunksionimit
Nëse në pajisje paraqitet ndonjë mosfunksionim, ju lutemi shikoni në
pjesën @ Zgjidhje e Problemit@ për udhëzim. Në qoftë se
informacionet e dhëna nuk ju ndihmojnë, ju lutemi të mos kryeni riparim
vetë. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mundoheni ta riparoni pajisjen.
Riparimet e bëra nga persona pa përvojë mund të shkaktojnë dëm apo
mosfunksionim serioz. Kontaktoni qendrën tuaj për shërbim.

Largoni paketimin e transportit

Pajisja dhe pjesët e brendshme janë të mbrojtura për transport.
Hiqe shiritin ngjitës në anën e majtë dhe të djathtë të derës. Mbetjet
e shiritit mund t’i largoni me alkool.
Largojeni gjithë shiritin ngjitës dhe pjesët e paketimit nga brendësia
e pajisjes.







293

Advertising