Përdorimi i parë, Përdorimi i përditshëm – Инструкция по эксплуатации Zanussi ZBA22420SA

Страница 5

Advertising
background image

Përdorimi i parë

Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën

tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.

E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Përdorimi I përditshëm

Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.

E rëndësishme Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën
0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të
ngrohtë.

Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë
për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.

E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
të jetë ftohur).

Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose

në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
Raftet e lëvizshme

Muret e ftohësit janë
të pajisura me një
sërë shinash, në
mënyrë që raftet të
mund të vendosen
sipas dëshirës.

Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen
e pakove të ushqimit
me madhësi të
ndryshme, raftet e
dorës mund të
vendosen në lartësi
të ndryshme.

Tërhiqni gradualisht
raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të
lirohet, e më pas
rivendoseni sipas
dëshirës.

5

www.zanussi.com

Advertising