Инструкция по эксплуатации Zanussi ZBA22420SA

Страница 3

Advertising
background image

• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet

në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe burimet

ndezëse

– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën

ndodhet pajisja

• Është e rrezikshme të ndryshoni

specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.

Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)

duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.

1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të

zgjatet.

2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur

apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.

3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë

lehtësisht e arritshme.

4. Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,

mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.

6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa

kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.

• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e

lëvizni atë.

• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga

dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të

njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.

• Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes në

dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

• Llambushkat (nëse janë parashikuar) e

përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato
nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët

plastike të pajisjes.

• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng

të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.

• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për

ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikëri. Shikoni udhëzimet përkatëse.

Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e

pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.

• Mos e pastroni pajisjen me objekte

metalike.

• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të

frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
shkrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni
tubin e kullimit. Nëse tubi i kullimit është i
bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e
pajisjes.

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.

• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka

dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.

• Është e këshillueshme të prisni të paktën

katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.

3

www.zanussi.com

Advertising