Përdorimi i përditshëm, 12 funksioni i bllokimit për fëmijët, 13 funksioni minute minder – Инструкция по эксплуатации AEG SCT981800S

Страница 8: 1 pastrimi i brendësisë së pajisjes

Advertising
background image

• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
(dera e mbyllur), alarmi do të ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur çelësin çdo buton.

2.12 Funksioni i bllokimit për
fëmijët

Për të bllokuar butonat kundër
përdorimit të paqëllimshëm, zgjidhni
funksionin e bllokimit për fëmijët.
Për të aktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.

2.

Treguesi i Bllokimit për fëmijët
pulson.

3.

Shtypni butonin OK për ta
konfirmuar.
Tregohet treguesi i Bllokimit për
fëmijët.

Për të çaktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode derisa
treguesi i Bllokimit për fëmijët të
pulsojë.

2.

Shtypni butonin OK për ta
konfirmuar.

3.

Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.

2.13 Funksioni Minute Minder

Funksioni Minute Minder duhet të
përdoret për të vendosur një alarm
akustik në kohën e preferuar, i vlefshëm
për shembull kur një recetë kërkon që të
ftohë një përzierje për një kohë të
caktuar ose kur një kujtues nevojitet për

të mos harruar shishet e vendosura në
ngrirës për ftohje të shpejtë.
Për të aktivizuar funksionin:

1.

Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi Minute Minder pulson.
Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar
(30 minuta) për disa sekonda.

2.

Shtypni butonin e rregullatorit të
Kohëmatësit për ta ndryshuar vlerën
e cilësuar të Kohëmatësit në 1 deri
90 minuta.

3.

Shtypni butonin OK për të
konfirmuar.
Shfaqet treguesi Minute Minder .
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).

Në fund të numërimit mbrapsht treguesi
Minute Minder pulson dhe dëgjohet një
sinjal akustik:

1.

Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën
e ngrirësit.

2.

Shtypni butonin OK për të fikur
tingullin akustik dhe për të
përfunduar funksionin.

Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo
kohë gjatë numërimit mbrapsht:

1.

Shtypni butonin Mode derisa të
pulsojë treguesi Minute Minder.

2.

Shtypni butonin OK për të
konfirmuar.

3.

Treguesi Minute Minder fiket.

Është e mundur të ndryshohet ora gjatë
numërimit të prapthi dhe në përfundim
duke shtypur butonin e uljes së
temperaturës dhe butonin e rritjes së
temperaturës.

3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

3.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes

Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.

Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Nëse në ekran shfaqet “dEMo”,
pajisja është në funksionin e
demonstrimit: referojuni
paragrafit "SI TË VEPROJMË
NËSE...".

8

www.aeg.com

Advertising