3 këshilla për ftohjen, 4 këshilla për ngrirjen, 5 këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira – Инструкция по эксплуатации AEG SCT981800S

Страница 11

Advertising
background image

4.3 Këshilla për ftohjen

Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në
qeska polietileni dhe vendosini mbi
raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e
perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta etj.:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin e posaçëm. Kur bie në kontakt,
lëngu i limonit mund të çngjyrosë pjesët
plastike të frigoriferit. Si rrjedhim,
rekomandohet që t'i mbani agrumet në
enë të veçanta.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të
vendosen në mbajtëset e posaçme
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni, për të
lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e
mundur.
Shishet: këto duhet të kenë një kapak
dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve te dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahet në ftohës.

4.4 Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund

të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;

• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk

duhet shtuar ushqim tjetër për t'u
ngrirë gjatë kësaj periudhe;

• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të

lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë;

• përgatitni ushqimin në racione të

vogla për të mundësuar ngrirjen e tij

të shpejtë dhe të plotë si dhe për të
bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e
tij në sasinë e dëshiruar;

• mbështilleni ushqimin me letër alumini

ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;

• mos lejoni ushqimet e freskëta, të

pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;

• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë

dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme; kripa redukton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;

• akujt e ujit, nëse konsumohen

menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza
e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie
të lëkurës nga ngrirja;

• është e këshillueshme të shënoni në

çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.

4.5 Këshilla për depozitimin e
ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të
lartë nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që

keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;

• të siguroheni që ushqimet e ngrira të

transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;

• të mos e hapni shpesh derën e

frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;

• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet

shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;

• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të

përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

SHQIP

11

Advertising