Të dhëna për sigurinë, 1 siguria e fëmijëve dhe personave me probleme, 2 siguria e përgjithshme – Инструкция по эксплуатации AEG S72300DSX1

Страница 3

Advertising
background image

1. TË DHËNA PËR SIGURINË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me

kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është

përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga

instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini

udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të

ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me

probleme

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8

vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,

ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë

dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose

udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i

kuptojnë rreziqet e përdorimit.

Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga

fëmijët pa mbikëqyrje.

Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg

fëmijëve.

1.2 Siguria e përgjithshme

Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe

për përdorime të ngjashme, si p.sh.:

Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për

personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të

tjera pune

Nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes

dhe ambiente të tjera banimi

Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e

pajisjes ose në strukturën inkaso.

Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera

për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të

rekomanduara nga prodhuesi.

Mos e dëmtoni qarkun ftohës.

SHQIP

3

Advertising
Эта инструкция подходит к следующим моделям: