Udhëzime për sigurinë, 1 siguria e fëmijëve dhe personave me probleme, 2 siguria e përgjithshme – Инструкция по эксплуатации AEG SCT981800S

Страница 3

Advertising
background image

1.

UDHËZIME PËR SIGURINË

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të
instaloni dhe të përdorni për herë të
parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë
manual të përdoruesit, duke përfshirë
këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që
të gjithë personat që do të përdorin
këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e
përdorimit dhe veçoritë e sigurisë.
Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që
t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta
falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që
kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga pakujdesia.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme

• Kjo pajisje nuk është përshtatur për

përdorim nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për
sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo
janë udhëzuar si të përdorin pajisjen
nga një njeri përgjegjës për sigurinë e
tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

• Mbajini të gjitha materialet e

paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik
asfiksimi.

• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni

spinën nga priza, pritni kabllon e
ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të
mundeni) dhe hiqni derën për të
parandaluar fëmijët që luajnë të
pësojnë ndonjë goditje elektrike apo
të mbyllen vetë brenda.

• Nëse kjo pajisje që përmban brava

magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni

atë bravë përpara se të hidhni pajisjen
e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje
për fëmijët.

1.2 Siguria e përgjithshme

PARALAJMËRIM

Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën
inkaso.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur

ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në zonat e kuzhinës për personelin

në dyqane, në zyra dhe në ambiente
të tjera pune;

– në ferma dhe nga klientët në hotele,

motele dhe ambiente të tjera
banimi;

– në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
– në katering dhe përdorime të

ngjashme jo për shitje.

• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike

apo mjete artificiale për të
përshpejtuar shkrirjen e akullit.

• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike

(si makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.

• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës

ftohëse.

• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që

ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të
lartë pajtueshmërie me ambientin, por
që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga
pjesët e qarkut ftohtës të mos
dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe

burimet ndezëse

– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën

ndodhet pajisja

• Është e rrezikshme të ndryshoni

specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo

SHQIP

3

Advertising