Udhëzime për sigurinë – Инструкция по эксплуатации Electrolux EHF3920BOK

Страница 4

Advertising
background image

• Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj

mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.

• Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni

pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.

• Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar

pajisjen.

• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe

kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.

• Nëse sipërfaqja prej xhami kriset, fikeni pajisjen për të

shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

• Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet

zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.

• Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin, nevojitet

një çelës izolues për të gjitha polet me një hapësirë
kontakti. Duhet të garantohet shkëputja e plotë në
përputhje me kushtet e specifikuara në kategorinë III të
tensionit të tepërt. Kablloja e tokëzimit përjashtohet nga
kjo.

• Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja

të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull
nëpërmjet veshjeve izoluese) me pjesët që mund të
arrijnë temperatura prej 50°C mbi temperaturën e
dhomës.

2.

UDHËZIME PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.

• Hiqni të gjithë paketimin.

• Mos instaloni ose mos përdorni një

pajisje të dëmtuar.

• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna

me pajisjen.

• Ruani largësitë minimale nga pajisjet

dhe njësitë e tjera.

4

www.electrolux.com

Advertising