Si të veprojmë nëse, Montimi i derës dhe panelit të xhamit – Инструкция по эксплуатации Electrolux EOB3301AOX

Страница 22

Advertising
background image

Montimi i derës dhe panelit të xhamit

Kur të ketë përfunduar procedura e
pastrimit, montoni panelin prej xhami dhe
derën e furrës. Kryejini hapat e mësipërm
sipas rendit të kundërt.
Zona e afishimit duhet të vendoset
përballë pjesës së brendshme të derës.
Sigurohuni që pas instalimit sipërfaqja e
kornizës së panelit prej xhami në ana e
printuar të mos jetë e ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që të instaloni saktë në
mbajtëse panelin e brendshëm prej
xhami. Referojuni figurës.

11. SI TË VEPROJMË NËSE…

PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.

Problemi

Shkaku i mundshëm

Zgjidhja

Furra nuk nxehet.

Pajisja është çaktivizuar.

Aktivizoni pajisjen.

Furra nuk nxehet.

Nuk është vendosur ora.

Vendosni orën.

Furra nuk nxehet.

Nuk janë bërë cilësimet e
nevojshme.

Sigurohuni që të gjitha
cilësimet të jenë të sakta.

Furra nuk nxehet.

Ka rënë siguresa në
kutinë e siguresave të
shtëpisë.

Kontrolloni siguresat.
Nëse siguresa bie më
shumë se një herë,
kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.

Llamba e furrës nuk
punon.

Llamba e furrës është me
defekt.

Zëvendësoni llambën e
furrës.

Ekrani shfaq F11.

Sensori i temperaturës ka
bërë qark të shkurtër ose
spina e sensorit të
temperaturës nuk është
futur mirë në prizë.

Futeni prizën e sensorit të
temperaturës sa më thellë
në prizën në pjesën e
përparme të pajisjes.

Mbi ushqim dhe në furrë
formohet avull dhe
kondensim.

I keni lënë ushqimet në
furrë për shumë kohë.

Mos i mbani gatimet në
furrë për më shumë se 15
- 20 minuta pas
përfundimit të gatimit.

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
lidhuni me shitësin tuaj ose qendrën e
shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në etiketën e

specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në kornizën ballore të hapësirës
së pajisjes.

Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:

22 www.electrolux.com

Advertising